Montoya larg Barcelonës, e pret Serie A

Martin Montoya nuk është ftuar për ndeshjen e Barcelonës kundër Paris Saint-Germain, vendim që pothuajse e konfirmon largimin e tij nga klubi në janar.

Sport

10/12/2014 11:13

Pavarësisht mungesës së Dani Alves për shkak të suspendimit, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk e ka ftuar Martin Montoyan për ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Montoya pritet të largohet nga Camp Nou pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit dhe ky vendim i Enriques vetëm sa e konfirmon faktin se mbrojtësi nuk ka të ardhme në Barcelonë.

Montoya nuk është ftuar në mesin e 18 futbollistëve dhe karrierën pritet ta vazhdojë në Serie A ku kërkohet nga Juventus, Roma dhe Napoli.