Montoya: Dua që Barcelona ta fitojë La Ligan

Mbrojtësi i Barcelonës i huazuar te Betisi, Martin Montoya, dëshiron që katalunasit ta mbrojnë titullin e La Ligas.

Sport

27/04/2016 17:00

Martin Montoya dëshiron që Barcelona të shpallet kampione në Spanjë për sezonin 2015/2016.

Montoya që aktualisht mbron ngjyrat e Betisit, do të luajë ndaj Barçës në fundjavë.

“Nuk kam inate. I detyrohem për gjithçka Barcelonës. Atje më kanë trajtuar si të isha në shtëpinë time dhe gjithmonë do të jetë shtëpia ime. Dua që La Ligan ta fitojë Barcelona, por i mbroj ngjyrat e Betisit dhe si profesionist dua ta fitojë çdo ndeshje dhe në këtë fundjavë dua të fitojë gjithashtu”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.