Montella: Vendosi një rast

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, e ka analizuar ndeshjen me Juventusin, ku skuadra e tij u eliminua nga Europa League. Barazimi i ndeshjes së parë të së tetës së finales në ndeshjen e parë i dha shpresë ekipit Viola për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale, por Bianconeri fituan në udhëtim sonte 1:0 falë golit…

Sport

20/03/2014 21:00

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, e ka analizuar ndeshjen me Juventusin, ku skuadra e tij u eliminua nga Europa League.

Barazimi i ndeshjes së parë të së tetës së finales në ndeshjen e parë i dha shpresë ekipit Viola për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale, por Bianconeri fituan në udhëtim sonte 1:0 falë golit fantastik të Andrea Pirlos në pjesën e dytë.

“Vendosi një rast, shkathtësia e një lojtari. Juventusi nuk ka qenë superior ndaj nesh në përballjen e dyfishtë dhe vendosi një episod”.

“Nesër do ta ndërrojmë faqen, sepse kemi ende të shkruajmë gjëra të rëndësishme këtë sezon. Duhet të jemi të bindur se mund ta mbyllim kampionatin pozitivisht”, deklaroi Montella pas ndeshjes.

“Është mëkat, pasi provuam, por nuk ia dolëm. I bëj komplimente skuadrës dhe publikut. Ndoshta, duke u bazuar në pjesën e parë, diçka më shumë meritonim”, përfundoi Montella.