Montella shton fantazi në formacionin e Milanit

Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të ri në formacionin e Milanit.

Sport

20/09/2017 07:16

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të ri në formacion për ndeshjen e sotme ndaj SPAL.

Mediat italiane raportojnë se strategu i “Rossonerëve” dëshiron ta fillojë takimin me më shumë fantazi në ekip.

E për ta bërë këtë ai është i gatshëm të inkuadrojë në lojë nga minuta e parë përforcimin e ri Hakan Calhanoglu së bashku me Jack Bonaventura, përcjell “lajmi.net”.

Dyshja luajti me sukses së bashku në fitoren ndaj Austrisë së Vjenës në Europa League e tani ka ardhur koha të kombinohen edhe në Serie A. /Lajmi.net/