Montella ndryshon formacionin e Milanit në Europa League

Vincenzo Montella do të bëjë ndërhyrje në ekip pas humbjes në ndeshjen e fundit në Serie A nga rivali i qytetit, Inter.

Sport

19/10/2017 10:53

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella do të bëjë ndryshime në formacionin e ekipit për ndeshjen kundër AEK Athinës në Europa League.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Montella do të bëjë ndërhyrje në ekip pas humbjes në ndeshjen e fundit në Serie A nga rivali i qytetit, Inter.

“Rodriguez pritet të jetë pjesë e treshes së mbrojtjes, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Jack Bonaventura do të luajë në krahun e majtë në vend të Fabio Borinit. /Lajmi.net/