Montella me deklaratë të madhe për Mourinhon para ndeshjes

Sipas trajnerit të Sevillas, Mourinho është një nga kundërshtarët më të vështirë për t'u përballur.

Sport

20/02/2018 19:31

Vincenzo Montella ka vetëm fjalë të mëdha për Jose Mourinhon.

Ai tha që ka lexuar shumë libra ku përmendet Mou, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas trajnerit të Sevillas, Mourinho është një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur.

“Mourinho është një pionier kur bëhet fjalë për taktikën në futboll”, deklaroi Montella.

“Kam lexuar shumë libra ku përmendet ai dhe mendoj se është një nga rivalët më të vështirë për t’u përballur”, shtoi ai.

Sevilla-Manchester United takohen nesër prej 20:45. /Lajmi.net/