Montella kërkon që Sevilla ta befasojë Manchester Unitedin – Lajmi.net
Montella kërkon që Sevilla ta befasojë Manchester Unitedin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 20:28, 12 March 2018
Trajneri i Sevillas është deklaruar optimist para ndeshjes së kthimit me Manchester United në ‘Old Trafford’.

Sevilla do të kërkojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por për ta bërë këtë duhet të kalojë pengesën e quajtur Manchester United, me të cilën skuadër ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë.

“Është një lojë e veçantë për Sevillan. Do të ishte masive për ne që të arrijmë çerekfinalen. Vetëm një herë Sevilla ka luajtur në çerekfinale”, ka deklaruar Montella.

“Ne e dimë se ky është një vend i vështirë kundër një skuadre me shumë ndikim. Ne e dimë se duhet të japim gjithçka dhe të shpresojmë se momentet kyçe do të na ndihmojnë”.

“Unë nuk jam i frustruar për ndeshjen e parë. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Ne duhet të duhet të luajmë 180 minuta dhe kështu që nesër kemi edhe një tjetër rast. Ne e njohim Manchester United, kanë mposhtur Liverpoolin, Chelsea dhe kanë përmbysur Crystal Palace. Kanë një ecuri të mirë. Ne shpresojmë t’i ndalojmë nesër”, ka përfunduar trajneri i Sevillas./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO