Montella ka një lajm të keq për të gjithë ata që tallen me Bonuccin (FOTO)

Vincenzo Montella ka besim të plotë te kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci.

Sport

10/09/2017 19:15

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se të gjithë ata që e kritikojnë Leonardo Bonuccin pas humbjes nga Lazio me rezultat 4:1, do ta pësojnë në ndeshjet e ardhshme.

Bonucci nuk arriti ta ndal sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile i cili realizoi het-trik në fitoren e madhe në Olimpico.

Por, Montella beson tek Bonucci.

“Kritikat vetëm sa do ta motivojnë Bonuccin në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Montella. /Lajmi.net/