Montella befason tifozët me klubin e ri

Sevilla tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Vincenzo Montella.

Sport

28/12/2017 09:22

Vincenzo Montella do të jetë trajner i ri i Sevillas.

Skuadra spanjolle para disa ditësh shkarkoi trajnerin argjentinas Eduardo Berizzo, pas rezultateve jo të mira.

Sipas Futboll Italia, Sevilla tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, i cili edhe ka arritur marrëveshje me Milanin për ndërprerjen e kontratës.