“Monstra” sot në seancë publike

Në Gjyaktën e Lartë në Shkup sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Monstra”. Seanca publike në të cilën gjykatësit e Gjykatës së Lartë duhej t’i rishikojnë ankesat për dënimin me burg të përjetshëm, deri tani është shtyrë disa herë. 

Lajme

12/09/2017 11:46

Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publik në vend të të shkarkuarit Marko Zvrlevski. Spasoska kërkon nga Gjykata e Lartë së pari t’i sigurojë provat që PSP i ka për rastin “Monstra” dhe më pas të planifikojë seancë.

Në rastin “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtëmë 12 prill të vitit 2012, më me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona.

Për sot në të njëjtën sallë ishte paraparë edhe vazhdimi i seancës gjyqësore për rastin “Kumanova” e cila u shty për ditën e enjte. /AlsatM/