Monitori i lakuar ultra-i gjerë nga Samsung

Pajisjet e lakuara janë tani në modë. Celularët e fundit, tabletët dhe televizionet të gjithë janë duke përdorur dizajn të lakuar, dhe tani edhe monitorët kanë vendosur t’i bashkohen këtij trendi.

Auto & Tek

25/12/2014 21:47

Shembulli më i mirë për këtë është pajisja e fundit nga Samsung – monitori SE790C 34 inç, me një ekran 21:9.

Këto përmasa përkthehen në gati tre metra të pajisjes horizontale, që është i bërë nga kristali i qartë me një rezolucion prej 3,440 x 1,440, i njohur gjithashtu edhe si ‘ultra-WQHD’.

Sipas Samsung, kjo është edhe pajisja me performancën më të mirë që kompania e ka krijuar kohët e fundit, transmeton Lajmi.net.

Të tjera veçori përfshijnë tre porte për USB me mundësi të mbushjes (për ta mbushur baterinë e një celulari apo tableti), një palë prej shtatë zmadhuesve stereo të zërit, një përgjigje në kohë prej katër milisekondave dhe një metodë për lojëra që e heqë turbullirën në ekran.