Monica Bellucci pas 26-vitesh larg pasarelës, sfilon për Dolce&Gabbana

Dolce & Gabbana sapo prezantoi koleksionin e veshjeve Pranverë/Verë 2019.

ShowBiz

18/06/2018 23:48

Por mysafiret e veçanta ishin ish-supermodelet Monica Bellucci dhe Naomi Campbell.

Bellucci për herë të fundit sfiloi për shtëpinë e modës në vitin 1992. 53-vjeçarja sfiloi për koleksionin e veshjeve për meshkuj, që u përshkruajt si një nderim ndaj diversitetit.

Ndërsa Campbell ishte supermodelja e fundit të viteve ’90, transmeton lapsi.

Homoseksualë, çifte, 50 vjeçare të shoqëruara me meshkuj më të rinj, familje me një fëmijë… e gjithë bota u përfaqësua në pasarelë.

E veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhe Monica i mahniti të gjithë.