Mongolia shfuqizon dënimin me vdekje

Ligjvënësit në Mongoli kanë votuar në favor të Kodit të ri Penal, që shfuqizon dënimin me vdekje për të gjitha krimet.

Bota

04/12/2015 22:37

Ky ligj vjen në fuqi në shtator të vitit të ardhshëm.

Amarzaya Galasanlkhagva, është një aktivist i Amnesty International në Mongoli, dhe këtë veprim e ka quajtur si rrugë të gjatë drejtë fitores.

Mongolia kështu është shndërruar në shtetin e 102-të në botë që e ka shfuqizuar dënimin me vdekje.