Monaco zgjedh Jesusin

Jorge Jesus do të jetë trajner i ri i Monacos. Klubi francez ka arritur marrëveshje dyvjeçare me opsion për vitin e tretë, me strategun e suksesshëm të Benficës.

Sport

10/05/2014 14:33

Monaco ka vendosur, Jorge Jesus do të jetë trajner i ri në vend të Claudio Ranierit.

Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, Luis Campos, ndërmjetësuses i klubit nga Ligue 1 është takuar mbrëmë në Lisbonë me trajnerin e Benficas, dhe ka arritur marrëveshje dyvjeçare, me opsion për të tretin.

Jesus drejton Benfican nga viti 2009 dhe thuhet se është i preferuari nga shumica e anëtarëve të bordit të Monacos, në krye me nënkryetarin Vadim Vasilyev dhe pronarin Dmitry Rybolovlev, të gatshëm ta shkarkojnë Ranierin pas përfundimit të këtij sezoni, me arsyetimin se nuk ka arritur të nxjerrë maksimumin e potencialit nga përforcimet e mëdhenj si Falcao, Moutinho e James Rodriguez.

Me Jesusin, Benfica tashmë është shpallur kampion i Portugalisë këtë sezon, si dhe është fituese e Kupës së Ligës, ndërsa ka mundësi të triumfojë edhe në Kupen e Portugalisë, dhe është kualifikuar në finalen e Europa League ku do të ndeshet me Sevillan.