Monaco – West Ham … ekipet që kanë filluar keq sezonin e ri

Disa skuadra e kanë filluar keq sezonin e ri.

Sport

03/09/2018 12:07

Shumë vuajtje në këtë sezon të ri për disa nga ekipet më të njohura në Europë. Ndoshta është shpejt për të thënë diçka përfundimtare, por duket qartë se disa skuadra nuk i kanë nisur në mënyrën më të mirë kampionatet respektive.

Në kampionatin francez, nënkampionët e Monacos kanë arritur fitore vetëm në javën e parë kundër Nantes, ndërkohë që në 3 ndeshjet e tjera kanë barazuar me Lille, e kanë humbur kundër Bordeaux dhe Marseille. Përveç startit tën vështirë në kampionat, skuadra nga Montecarlo pësoi humbje të rëndë dhe kundër PSG, në finalen e Superkupës, që u zhvillua 1 muaj më parë.

Në Spanjë, janë kohë të vështira për Valencian dhe Villarrealin. Në 3 javët e para të kampionatit Valencia ka marrë vetëm 2 pikë, ndërsa Villareali 1, me “Nëndetësen e Verdhë” që renditet në zonën e ftohtë, për të rënë nga kategoria.

Sa i përket Bundesligës, një nga klubet që po vuan është Leipzig, duke e nisur sezonin me 1 humbje e një barazim kundër Dortmundit dhe Dusseldorfit. 2 humbje në 2 javë për Leverkusenin, që pësoi disfatë me Moenchengladbachun dhe Wolfsburgun.

Nuk ka sesi të harrohet West Hami në kampionatin anglez. Skuadra e Pellegrinit, që ka shpenzuar shuma të mëdha në merkaton e verës, ka humbur të 4 ndeshjet e para në këtë fillim sezoni, duke shënuar 2 gola e duke pësuar 10.