Monaco transferon Valdesin

Monaco ka siguruar shërbimet e portierit të Barcelonës, Victor Valdes. Sipas të përditshmes spanjolle El Confidential, gardiani i gjigantit katalan ka arritur marrëveshje me klubin nga Ligue 1 dhe në fund të këtij sezoni do të transferohet tek skuadra e trajnerit Claudio Ranieri, si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Barcelonën. Valdes, edhe…

Sport

08/03/2014 22:30

Monaco ka siguruar shërbimet e portierit të Barcelonës, Victor Valdes.

Sipas të përditshmes spanjolle El Confidential, gardiani i gjigantit katalan ka arritur marrëveshje me klubin nga Ligue 1 dhe në fund të këtij sezoni do të transferohet tek skuadra e trajnerit Claudio Ranieri, si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Barcelonën.

Valdes, edhe pse e ka të sigurt statusin e titullarit në Camp Nou, ka vendosur të mos e vazhdojë qëndrimin në klub pasi ka deklaruar se është i interesuar të provojë “sfida të reja”.

Drejtuesit e Barcelonës kanë mirëpritur vendimin e tij dhe në fund të sezonit palët do të ndahen.

Valdes do t’i bashkohet gjigantit nga Ligue 1 që në vitin e fundit ka transferuar yje të mëdhenj përfshirë golgeterin kolumbian Radamel Falcao.