Monaco punëson në skuadër djalin e Princeshës Stephanie, kjo është detyra e tij

Skuadra e Monacos është kujtuar t’i jap një punë birit të princeshës Stephanie.

Sport

04/02/2019 21:46

Luois Ducruet do të jetë në stafin e rekrutuesve të lojtarëve, ku edhe më parë kishte punuar në këtë fushë.

Ducruet tani do të punojë nga afër me zëvendës presidentin dhe shefin ekzekutiv Vadim Vasilyev, ka bërë të ditur skuadra e Monacos, transmeton lajmi.net.

Monaco është kthyer tek fitorja gjatë ndeshjes së luajtur të shtunën, kundër Toulouse, me një fitore 2:1.

Golin e fitores në atë ndeshje e dha lojtari i transferuar gjatë verës, Cesc Fabregas, për fitoren e parë të sezonit si vendas.  /Lajmi.net/