Monaco ia vë syrin Ashley Colet

Ashley Cole mund ta mbyll eksperiencën në Chelsea këtë verë. Mbrojtësi i majtë anglez, nga qershori s’ka më kontratë me Blues, kështu që ai mund t’i bashkohet Monacos, e cila ia ofron 14 milionë euro për dy sezone.

Sport

09/05/2014 16:39

Ashley Cole – Chelsea, momenti i ndarjes. Mbrojtësi i majtë anglez mund t’i japë fund gjatë kësaj vere eksperiencës në Stamford Bridge, pasi do t’i skadojë kontrata në verë dhe mund ta kërkojë një eksperiencë të re.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Express’, për përfaqësuesin anglez interesim ka shprehur Monaco, e cila është e gatshme t’ia ofrojë një kontratë dyvjeçare prej 14 milionë eurosh (7+7).

Gjithashtu, për futbollistin kanë arritur oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht nga

New York Red Bulls dhe nga skuadrat e njohura evropiane, Real Madrid e Liverpool.