Monaco arrin marrëveshje me Valdes

E ardhmja e Victor Valdes do të jetë e lidhur me Monacon. Për këtë është e sigurt e përditshmja franceze, L’Equipe. Kjo e fundit ka shkruar mbrëmë për një para kontratë tashmë të nënshkruar nga ana e portierit spanjoll me klubin francez. Mirëpo, në këtë marrëveshje duket se është cekur një klauzolë, e cila e…

Sport

28/02/2014 07:00

E ardhmja e Victor Valdes do të jetë e lidhur me Monacon. Për këtë është e sigurt e përditshmja franceze, L’Equipe.

Kjo e fundit ka shkruar mbrëmë për një para kontratë tashmë të nënshkruar nga ana e portierit spanjoll me klubin francez.

Mirëpo, në këtë marrëveshje duket se është cekur një klauzolë, e cila e mundëson prishjen e saj, në rast se përfaqësuesi spanjoll merr ndonjë ofertë nga një klub më i madh evropian.

Kontrata e 32 vjeçarit me gjigantin katalunas do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe ai ka qenë kategorik të mos e vazhdonte atë, përkundër insistimit të drejtuesve të klubit, por edhe të shokëve të skuadrës.

Përpos Monacos, në orët e fundit, në garë për Valdes është futur edhe Liverpooli. Gjithashtu, përpos Reds, edhe Manchester City thuhet se është i interesuar për Valdes, por që ende nuk ka bërë ndonjë ofertë konkrete. Sidoqoftë, do të jetë vetë Valdes ai që do të vendos për të ardhmen.