Momo Salah “çmend” Cristiano Ronaldon

Mohamed Salah vitin e parë me fanellën e Liverpoolit ko kalon sezonin më të mirë në karrierë.

Sport

16/04/2018 10:36

31 gola në Premierligë, 42 golanë të gjitha garat në një sezon në Premierligë dhe 47 gola për Liverpoolin – këto janë rekordet që do të tentojë t’i thyejë Salah.

Me golin që realizoi gjatë ditës së shtune, Salah shkoi në kuotën e 30 finalizimeve në Premierligë, dhe tani fillimisht synon të barazojë rekordin historik që mbajnë Cristiano Ronaldo, Alan Shearer dhe Luis Suarez me nga 31 gola në Premierligë.

Rekordi tjetër që Salah synon është ai CR7. Qe kur Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United, në vitin 2009, asnjë lojtar nuk ia ka dalë që të shënojë 42 gola në një sezon, siç kishte bërë portugezi në sezonin 2007/08 – egjiptiani tashmë numëron 40 gola.

Prisni, sepse Salah do të tentojë të thyejë një tjetër rekord këtë edicion – atë për më së shumti gola në një sezon me fanellën e Liverpoolit, rekord ky që mbahet nga legjenda, Ian Rush, 47 gola – të arritur në sezonin 1983/84.

Salah është favorit për ta fituar Këpucën e Artë në Angli ndërsa po lufton me Lionel Messin edhe për atë të Evropës, thjesht – ky është një sezon për t’u mbajtur mend nga egjiptiani që do të tentojë ta kurorëzojë me trofeun e Champions Leagues.