Momenti tronditës kur orteku i dëborës godet alpinistët në Everest (Video)

Një video amatore e publikuar së fundi tregon momentin tronditës kur mijëra tonelata dëborë godasin zonën në bjeshkët e Everestit ku po qëndronin disa alpinistë, pas tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi në Nepal.

Bota

27/04/2015 00:11

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur orteku i borës shfaqet te kampi me çadra i alpinistëve në Everest, pas tërmetit me magnitudë 7,8 që goditi Nepalin.

Alpinisti gjerman Jost Kobusch po filmonte, kur pa pritur filloi të shfaqej një ortek bore, që vinte sikur një “shpërthim bërthamor”, transmeton lajmi.net.

Alpinistët shihen teksa tentojnë të fshihen poshtë çadrave, për t’i shpëtuar borës që po i mbulonte.

Dy personat që shihen dhe dëgjohen duke komunikuar në video besohet të kenë shpëtuar edhe pse me lëndime të rënda, por 18 alpinistë të tjerë njoftohet se kanë gjetur vdekjen. (lajmi.net)

YouTube player