Momenti i tmerrshëm kur tanku ushtarak i puçistëve shkel këmbësorët (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm i një tanku ushtarak i cili shkelw mbi makina dhe mbi protestuesit në një urë të Stambollit duke lënë të vrarë ata gjatë grushtit ushtarak të dështuar në Turqi, transmeton lajmi.net.

Bota

18/07/2016 18:00

Në pamjet e publikuar sot nga zyra e presidentit Tajip Erdogan, mund të shihet se si tanku me një shpejtësi të madhe lëvizë përgjatë urës së Fatih Sultan Mehmet, e cila kalon përgjatë lumit  Bosforit në Stamboll.

Teksa tenton të largohet nga aty përballet me këmbësorë dhe makina, ajo vazhdon të lëvizë asisoj përgjatë rrugës. /lajmi.net/