Momenti kur një grua e mbuluar fyhet në dyqan për veshjen e saj (Video)

Ky është momenti kur një grua myslimane, fyhet nga një blerës i zemëruar vetëm sepse ajo kishte veshur ferexhe.

Bota

04/04/2016 08:46

Ahlam Saed, kishte hyrë në një dyqan për të blerë diçka, kur në atë moment filloi të përballet me një bisedë të gjatë nga një blerës ‘gojëndyrë’ në sy të fëmijëve të tij, transmeton lajmi.net.

Ai në mënyrë të përsëritur dëgjohet duke iu drejtuar gruas: “Pse e veshni atë”?

Është bërë e ditur se ai është dëgjuar duke iu thënë fëmijëve të tij: “Thuani çfarë të doni vajza, ajo nuk do të kuptojë Anglisht”.

“Pse e veshni atë. Ku mund ta dimë ne nëse je grua apo burrë”, dëgjohet blerësi në mënyrë të përsëritur.

Megjithatë gruaja e mbuluar me ferexhe me një gjakftohtësi i drejtohet atij: “Jeni injorant, ju duhet t’i rrisni fëmijët tuaj me kulturë duke i larguar nga kjo gjuhë e ndyrë që po përdorni”.

Argumenti përshkallëzohet gjatë videos pesë minutëshe, kur vajzat e blerësit fillojnë të qajnë si shkas i kaosit që bëhet.

Në video shihen edhe disa klient tjerë të cilët tentojnë ta zbusin dhe të ndalin këtë incident që ndodhi, edhe pse blerësi nuk provon të ndalet por vazhdon ofendimet e tij dhe përçarjet e tij agresive.

“Unë e njoh një vajzë të bardhë i cili u martua me një burrë mysliman dhe ajo tani ka një flamur të ISIS në shtëpinë e saj”,vazhdon ai.

Pas përfundimit të këtij incidenti, Saed ka thënë: “Në fillim isha e zemëruar me ato që ai më thoshte, por kam vendosur të flas edhe unë për t’i treguar që di anglisht e edhe unë jam e shkolluar”.

Ajo nuk e ka raportuar incidentin në polici, por e përshkroi si konfrontim  “tronditës”./lajmi.net

Fuming

Angry