Momenti skandaloz i cili nuk po përflitet nëpër media

Si duket mediat serbe janë duke marrë ‘kontrollin’ në ngjarjen e rëndë të cilët e krijuan tifozët e tyre, në ndeshjen e djeshme ndaj Serbisë. Sidoqoftë, ne nuk duhet të harrojmë, se tensionet filluan që nga himni i kombëtares sonë e deri në mes të pjesës së parë, në momentin kur ne po ekzekutonim një korner.

Sport

15/10/2014 21:32

Nëpër media nuk është përfolur shumë për situatën tensionuese dhe sulmin që morri Taulant Xhaka, në një moment të pjesës së parë, teksa ishte duke u përgatitur për të gjuajtur goditjen nga këndi.

Ai u sulmua nga tifozët serbë, të cilët e gjuajtën atë me fishekzjarrë dhe me mjete të tjera të forta.

Pas kësaj ngjarjeje, Xhaka u largua nga korneri në pamundësi të ekzekutimit të tij. Aty shkoi gjyqtari i takimit, Martin Atkinson i cili e ‘qetësoi’ situatën vetëm për pak caste, pasi të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në vazhdim.

Përpos gjyqtarët, për të qetësuar këtë gjendje, u deshën të futeshin në aksion edhe lojtarët serbë, të cilët sikur e dinin që do të ndodhte më e keqja.