Momenti shokues kur turistit anglez ia vjedhin orën e shtrenjtë sapo del nga taksi (Video)

Momenti tronditës kur një turisti britanik i vidhet ora e shtrenjtë 25,000 funte nga dora e tij sapo del nga taksi në Napoli të Italisë, është kapur nga një kamerë rrugore.

Fun

04/09/2015 10:58

Turisti ka mundur të bëjë diçka për orën e tij të shtrenjtë, por ai qëndroi pa lëvizur vetëm duke ia ngulur sytë hajdutit përderisa ai i afrohej taksit, që ishte i parkuar jashtë një hoteli.

Ora, që hajduti ia morri atij nga dora, thuhet të ketë qenë e markës luksoze zvicerane Hublot, transmeton Lajmi.net.

Hajduti – që kishte vendosur një helmetë për ta fshehur identitetin e tij – duket përderisa ikë nëpër gardhin afër sapo ia merr atij orën nga dora.

Shikojeni videon: