Momenti që nuk do ta harrojmë kurrë! Katër vite nga droni

Sot katër vite më parë kemi parë njërin nga momentet më emocionuese në historikun e Kombëtares "Kuq e Zi".

Sport

14/10/2018 09:19

Kombëtarja e Shqipërisë luante në udhëtim tek Serbia.

Tensioni i lojës ishte i lartë. Qyteti i rrethuar nga forca të  shumta policore. Gjendja ngjante me atë të luftës.

Rreth minutës së 42’ të atij takimi, ndodhi diçka e pa pritur. Një dron që barte një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe, me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS” fluturonte mbi qiellin e Beogradit.

Të gjithë ishin “ në flakë”. Disa nga emocionet e gëzimit e disa nga ato të inatit.

Situata eskaloi kur tifozët serb u futën në fushën e blertë dhe filluan të sulmojnë futbollistët kuq e zinj.

Kujtojmë përplasjen fizike të kapitenin legjendar Lorik Cana me tifozë, gjithashtu Bekim Balaj e Taulant Xhaka, pa humbur meritat e asnjërit lojtar që atë ditë ishte në fushë duke mbrojtur ngjyrat kuq e zi.

Takimi u ndërpre në ato momente dhe nuk vazhdoi më. Shqipëria fitoi 3:0 në tavolinë. /Lajmi.net/

YouTube player