Momenti prekës kur vajza i jep lamtumirën qenit të saj

Këto janë fotot prekëse të një vajze të vogël që po shpenzon momentet e fundit me qenin, i cili ka qenë pranë saj që kur lindi.

Fun

27/09/2016 18:04

Me lot në sy, dhe me kokën që e mbështet tek ai, vogëlushja shihet teksa i jep lamtumirën qenit disa moment para se ai të ngordhte.

Lynn Bakker, nga Hollanda shpenzonte pjesën më të madhe të kohës së saj me qenin 13-vjeçar Jaden.

Miqësia mes tyre ishte aq e veçantë sa që është komentuar në të gjithë botën pothuajse.

Qeni 13 vjeçar ishte i shurdhër, pothuajse i verbër dhe nuk mund të ecte më.

Akoma më interesant është fakti që qeni ngordhi një ditë pas ditëlindjes së Lynn si për të thënë se priti ditën e fundit për të fetuar me “mikeshën” e tij.

Babai i vajzës thoshte se Jaden e linte Lynn të bënte çfarë të donte me të, t’i hipte sipër, t’i vishte aksesorë, madje dhe bënin shumë foto.

1 2 3 4 5 6