Momenti prekës kur familja e pastrehë hyjnë në shtëpinë e tyre të re, të mobiluar tërësisht (Video)

Një nënë e pastrehë së bashku me katër fëmijët e saj më në fund janë bërë me shtëpi të tyre.

Lifestyle

27/01/2017 15:48

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Lamanda Brown, 29, dhe fëmijët e saj morën befasinë e jetës së tyre, kur panë se shtëpia e tyre e re në Detroit, Michigan, ishte tërësisht e mobiluar.

Një video prekëse ka treguar momentin kur Lamanda dhe fëmijët e saj, të moshës dy, pesë, shtatë dhe 11, hynë në shtëpinë e re, për herë të parë.

Lotët po i rridhnin Lamandas derisa ajo po ecte nëpër derën e përparme dhe pa pemën e Krishtlindjeve në dhomë, me shumë dhurata aty.

E djali i saj i madh Lamond vuri dorën e tij në gojë pasi pa mobiljet dhe dhuratat.

Para se të mobilonin shtëpinë e tyre të re, dizajnuesit kishin marrë mendimet e fëmijëve se si ata do të donin të ishte një shtëpi e tyre e re, gjegjësisht mobiljet e tyre. /Telegrafi/