Momenti kur tifozi shqiptar i propozon martesë të dashurës në ‘Old Trafford’ (VIDEO)

Një djalë shqiptar i quajtur Sterjo ka lënë pa fjalë të dashurën e tij kur i ka propozuar për martesë përpara dhjetra njerëzve në sallën e konferencës së shtypit të ekipit të Manchester United ditën e djeshme.

Sport

27/02/2017 23:17

Djali merrte pjesë bashkë me të dashurën në një tur vizite në këtë stadium dhe pasi komunikoi paraprakisht me administratorët, u ul papritur përpara mikrofonave dhe ftoi të dashurën e tij për t’i dhënë një mesazh.

Salla shpërtheu në ovacione kur ai u ul në gjunjë dhe nxorri unazën duke i bërë të dashurës pyetjen që të gjitha vajzat do dëshironin ta dëgjonin nga të dashurit e tyre.

Sigurisht ajo tha po! Në vijim video e këtij momenti të bukur.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6