Momenti kur tifozi 104 vjeçar i Liverpool takoi trajnerin Klopp

Skuadra e Liverpool shquhet për tifozerinë e saj të flaktë, tifozëri e cila konsiderohet si më të zjarrtat në Evropë.

Sport

22/01/2019 16:28

E nga gjithë tifozët e Liverpool, më i veçanti duket të jetë 104 vjeçari, Bernard Sheridan, i cili ka pasur mundësinë e artë të takohet me trajnerin Jurgen Klopp.

Përveç trajneri, Sheridani i vjetër pati mundësinë të takohet edhe me legjendën e skuadrës, Kenny Dalglish, transmeton lajmi.net

Gjithë këto skena kanë ardhur pas ndeshjes që Liverpool e luajti kundër Crystal Palace, në kuadër të Premierligës.

Atë ndeshje “The Reds” e fituan me rezultatin 4:3 dhe me shumë mund, por përkundër kësaj, trajneri gjeti kohë për tifozin special.

Shikoni më poshtë videon emocionuese të takimit të 104 vjeçarit me Klopp. /Lajmi.net/