Momenti kur Tërmkolli i thotë Albulena Haxhiut ‘mshele aty, mos m’fol’ (Video)

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, ku ky i fundit tha se shqiptarët nuk e duan Amerikën.

Lajme

27/02/2016 15:13

Kjo deklaratë  zgjoi zemërim tek kundërshtarët e tij, duke thënë se populli Kosovës dhe shqiptarët kudo në botë gjithmonë do ta duan Amerikën, raporton lajmi.net.

Tërmkolli gjatë seancës së djeshme për zgjedhjen e Presidentit, tha se të thuash që shqiptarët nuk e duan Amerikën, ky është një tmerr.

“Po ku ka morë shqiptarë, jo veç të Kosovës, kudo në botë që nuk qenkan me Amerikën, në krejt botën demokratike sepse baza e demokracisë në këtë Evropë në këtë botë janë në rrënjët dhe themelet e këtij vendi dhe të këtij populli. Nuk mujm na mos me kon me Amerikën”, tha Tërmkolli.

E teksa ajo vazhdon ta shpreh mbështetjen e saj për Amerikën, deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, dëgjohet në sfond duke bërtitur ‘rroftë Zajendica’.

Ky edhe është moment kur Tërmkolli i thotë asaj ‘mshele aty, mos m’fol”./lajmi.net

YouTube player