Momenti kur sulmuesi në Londër qëllohet nga policia pranë Parlamentit britanik (Foto/Video)

Videoja e postuar më poshtë shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë nëpër rrugë të kapluar nga frika, derisa policia qëllon sulmuesin e armatosur me thikë që kishte therur një polic pranë portës së Parlamentit britanik.

Bota

22/03/2017 19:39

Në videon e filmuar nga një kalimtar rasti, shihen turistët dhe qytetarë tjerë duke vrapuar nëpër rrugët e Westminster kur dëgjohen të shtëna armësh, transmeton Telegrafi.

Në video mund të dëgjohen tri të shtëna, kurse sipas dëshmitarëve, policia kishte qëlluar sulmuesin që kishte therur me thikë policin.

Ndërkaq, policia e Londrës ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur katër persona, në mesin e të cilëve dyshohet të jetë njëri prej sulmuesve, edhe pse ende nuk dihet qartë numri i sulmuesve.

3-75 2-90 1-205 4-50-780x439