Momenti kur shpërthen iPhone vetëm disa metra larg klientëve në një sallon ondulimi (Video) – Lajmi.net
Momenti kur shpërthen iPhone vetëm disa metra larg klientëve në një sallon ondulimi (Video)
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:03, 8 February 2018
Ky është momenti shokues kur një iphone shpërthen në një sallon ondulimi, duke ua futur frikën në palcë klientëve që ishin pak metra larg tij.

Frizerët dhe klientët që ishin brenda sallonit në Vietnam, mbetën të habitur kur befasisht shpërtheu telefoni, transmeton Telegrafi.

Këtë moment e ka filmuar kamera e sigurisë, ku shihet se si klientja që ishte duke i prerë flokët u frikësua shumë kur shpërtheu telefoni dhe krijoi një top të zjarrtë.

Fillimisht dëgjohet një zhurmë e madhe dhe kur stafi i sallonit dhe klientët kthyen kokë npër të parë se çfarë ndodhin ata panë një zjarr të madh që kaploi një pjesë të sallonit për pak sekonda.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse njëra nga punëtoret shihet duke e kontrolluar dorën nëse i është përfshirë nga zjarri.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO