Momenti kur shishja me një lëvizje kthehet në akull

Pamje të pabesueshme shfaqin momentin kur uji i lëngshëm kthehet në akull sa hap e mbyll sytë.

Fun

22/01/2019 19:26

Roderick Koop, nga Alaska, gjeti dy shishe uji në papafingon e tij që nuk ishin ngrirë, pavarësisht se temperaturat ku po qëndronin arrinin në -22 gradë Celcius, transmeton lajmi.net.

Kjo, për shkak se lëngjet mund të mbeten fluide edhe nën temperaturat e ngrinëse, proces ky që njihet si “super-ftohje”.

Kjo funksionon vetëm nëse lëngjet janë puro, që nuk përbëjnë pluhur.

Nën këtë gjendje, uji ka mungesë energjie për të filluar procesin që shkakton formësimin e kristaleve të akullit.

Kur trazohen përmbajtjet e shisheve, vala i ofron ujit brenda energji për ta filluar reaksionin e ngrirjes.

Ndiqeni videon për ta parë se si vendoset në praktikë ajo çfarë po thuhet në tekst. /Lajmi.net/