Momenti kur serbët e kthyen mbrapsht karateistët kosovarë

.

Sport

09/05/2018 18:53

Përfaqësuesit e Kosovës në karate janë ndaluar të futen në Serbi edhe në tentimin e dytë gjatë ditëve të fundit.

Federate e Karatesë së Kosovës është njoftuar nga ajo evropiane se nuk mund të kalojnë në Serbi.

“Pasdite atyre u është thënë se mund të nisen për në shtetin serb por gjatë rrugës për në kufi atyre prapë u është kumtuar nga kryetari i Komitetit Olimpik Evropian që mos të provojnë sepse Serbia nuk ka lëshuar pe për pjesëmarrjen e karateistëve në Kampionatin Evropian në Novi Sad, ka thënë nga pika kufitare në Merdare kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës Ismet Krasniqi.

Më poshtë e keni momentin e ndalimit, të cilin e sjellë faqja zyrtare e KOK-ut.