Momenti kur rruga mbulohet nga uji për pak sekonda (Video)

Tre persona kanë rrezikuar jetën teksa po kalonin me një taksi tip Uber në urën që lidh ishullin Lindisfarne me Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak të baticës, rruga siç mund ta shihni edhe në videon e filmuar nga lart me dron është përmbytur pothuajse e gjitha.

Fun

01/11/2016 10:00

Por pavarësisht kësaj, shoferi i taksisë i cili ndodhej së bashku me dy pasagjerë në makinë, udhëtoi deri në një pjesë të rrugës, e cila ishte në nivel më të lartë dhe e pambuluar nga uji.

Është dashur ndërhyrja e një varke shpëtimi për të shpëtuar shoferin dhe dy pasagjerët.