Momenti kur Ronaldo “shpërthen” ndaj tifozëve të Realit (VIDEO)

Real Madridi ka hyrë në një krizë të thellë të rezultateve.

Sport

03/10/2016 20:44

Mbretërit në katër ndeshjet e fundit, kanë regjistruar katër barazime, tre në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.

Barazimi i fundit, ishte ai i një ditë më parë me Eibarin, ku luajtën 1:1 në ‘Santiago Bernabeu’.

Ky rezultat ka sjellë pakënaqësi te tifozët e Real Madridit, që gjatë gjithë ndeshjes kanë fishkëllyer lojtarët e në veçanti Ronaldon, që po vuan të gjejë rrjetën në La Liga.

Këto fishkëllima, nuk i kanë pëlqyer Ronaldos, që sipas AS e cila ka regjistruar pamje ku portugezi “shpërthen” ndaj tifozëve, duke iu kërkuar më shumë durim, përcjell Lajmi.net.