Momenti kur Ronaldo i bën të qesh të gjithë, duke u “tallur” me Buffonin (VIDEO)

Nëse shorti i Ligës së Kampionëve nuk ishte ndër më të mirët për Real Madridin, e njëjta nuk mund të thuhet për Cristiano Ronaldon.

Sport

24/08/2017 20:24

Portugezi në ceremoninë e tërheqjes së shortit, është shpërblyer nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas e po ashtu edhe ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA.

32 vjeçari në ceremoninë në Monako, dhuroi momente humori teksa u pyet për golin më të bukur të shënuar sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo tha se goli më i bukur, është ai i shënuar ndaj Buffonit në finalen e Kardiffit, ku portierit italian i referohet sikur ‘plak’.

“I fundit kundër këtij plakut”, ka është përgjigjur Ronaldo në pyetjen për golin më të bukur, duke bërë të qesh Buffonin dhe të gjithë të pranishmit në sallë./Lajmi.net/

YouTube player