Momenti kur pitoni 4-metërsh e gëlltit një kangur të tërë

Një piton ka gllabëruar në tërësi një kangur të vogël në oborrin e një qytetari australian.

Fun

12/02/2019 18:26

Një banor i goditur nga paniku, nga një qytet i quajtur Flying Fish Point në Queensland, thirri një kapës gjarpërinjsh pasi pa pitonin 4 metra të gjatë duke tentuar t’ia hante qenin, transmeton lajmi.net.

Rajoni ishte goditur kohëve të fundit nga musonët dhe përmbytjet e rënda, që bartnin krokodilët dhe gjarpërinjtë në mjediset ku banonin njerëz.

Pitonët e shkurreve janë speciet më të mëdha të gjarprit në Australi dhe mund të rriten deri në tetë metra.

Edhe pse nuk janë helmues, ata mund të shkaktojnë kafshime të dhimbshëm dhe të gllabërojnë kafshë të egra të mëdha si kangurët e vogël dhe madje edhe krokodilët.

Zvarranikët menaxhojnë zgjerimin e barkut duke përdorur pjezët, muskujt, dhe ligamentet në nofulla e tyre për fleksibilitet për gëlltitjen e presë së madhe. /Lajmi.net/