Momenti kur personi hedhë binjakët e porsalindur në plehra

Binjakë të porsalindur janë gjetur në plehra pasi janë braktisur nga një person në Kinën qendrore.

Fun

21/01/2019 17:14

Pamja e filmuar tregon se njeriu që mbante foshnjat në dy çanta për blerje dhe qëndronte pranë një kazani të plehrave në Xi’an, provincën Shaanxi, të premten pasdite, transmeton lajmi.net.

Disa minuta më vonë, ai u pa duke hedhur thasët në kosh përpara se të largohej me qetësi.

Binjakët u transportuan menjëherë në spital, pasi një pastrues bëri zbulimin tronditës dhe lajmëroi shërbimet emergjente.

Njëri nga binjakët, vajzë, u shpall i vdekur në spitalin e Veriut të Xi’an, ndërsa djali qëndroi në gjendje kritike, sipas mediave kineze. /Lajmi.net/