Momenti kur Noizy u plagos nga Albert Krasniqi në qendër të Prishtinës

Para dy vitesh ndodhi një mosëmarëveshje mes dy labeleve më të njohura, OTR dhe BabaStars.

ShowBiz

19/09/2018 10:04

Ky konflikt përfundoj me armë zjarri, ku reperi nga Shqipëria, Noizy mori plagë, shkruan lajmi.net

Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë (sot) dyshja ani pse janë pajtuar, në Gjykatë u dënuan.

Sipas Kallxo.com Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.

Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

Në vazhdim ju sjellim videon nga momenti kur Albert Krasniqi e plagosi Noizyn në Prishtinë./Lajmi.net/

YouTube player