Momenti kur niset për herë të parë aeroplani më i madh në botë (Video)

Stratolaunch, zyrtarisht është aeroplani më i madh në botë.

Auto & Tek

01/03/2018 16:25

Avioni i ndërtuar në Kaliforni ka krahë të gjatë 117 metra dhe është dizajnuar për të mbajtur dhe lëshuar raketa në hapësirë, me një kombinim të peshës prej 540,000 kg.

Ky ka qenë një projekt i një nga themeluesit e Microsoft-it, miliarderi Paul Allen, i cili pati njoftuar që në vitin 2011 për këtë sipërmarrje gjigande.

Këtë javë është testuar ecja e aeroplanit në pistë, ndërsa fluturimi i parë në ajër pritet të bëhet vitin e ardhshëm.

YouTube player