Momenti kur nëna dëgjon të rrahurat e zemrës së djalit të vdekur (Video)

Një nënë nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara, ka dëgjuar rrahjet e zemrës të birit të saj të vdekur në gjoksin e një burri i cili ka të transplantuar zemrën e tij.

Fun

06/04/2016 21:13

Djali i Lisa Swanson, Levi Schulz, kishte humbur jetën në një aksident trafiku në vitin 2012, transmeton Telegrafi.

1

Me bekimin e prindërve të ndjerit Levi, zemra e tij iu dhurua një burri të quajtur Terry Hooper.

Ndërsa këto ditë prindërit e Levi Schulz, janë takuar me burrin që mban në gjoks zemrën e të birit të tyre në një qendër mjekësore në Omaha.

Qëllimi i këtij takimi ishte, që ata të dëgjojnë të rrahurat e zemrës së birit të tyre në gjoksin e një njeriu tjetër, i cili falë këtij transplantimi jeton sot.

YouTube player