Momenti kur kryeministrja e Britanisë së Madhe ia dorëzon “Shpatën e Nderit” kadetit Xhevahir Hasanaj (Foto)

Ditë më parë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhevahir Hasanaj, u shpall kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, nga forcat mbretërore angleze, sot faqja zyrtare në Facebook, e këtyre forcave ka prezantuar foton e Hasanajt me shefen e Qeverisë britanike, Theresa May.

Lajme

19/04/2017 21:33

Në përshkrimin që është bërë në këtë faqe, thuhet se çmimi Overseas i është dhënë kadetit Xhevahir Hasanaj, nga Republika e Kosovës, i cili ka arritur rezultatet më të mira në studimet ushtarake, akademike dhe praktike, dhe se ky çmim është dhuruar nga shteti i Katarit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, ka marrë çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Kadeti Hasanaj çmimin ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Dy oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që kadetët e FSK-së marrin këtë çmim në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

Herën e parë oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha ishte shpallur kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës.

Ai ka fituar “Shpatën e Nderit” për oficer-kadetin më të mirë ndërkombëtar duke u bërë i pari përfaqësues ushtarak nga Ballkani që merr një çmim të tillë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”. /Telegrafi/