Momenti kur Kosova njoftoi për njohjen nga Guinea-Bissau (Video)

Republika e Guinea- Bissau e kishte njohur Kosovën në janar të vitit 2011.

Lajme

17/11/2017 17:59

Lajmi ishte bërë i ditur atë kohë në një konferencë për media nga Aleanca Kosova e Re.

Por gjashtë vjet pas, kryeministri i Guinea-Bissau Umaro Sisoko Embalo mohoi sot se vendi i tij e ka njohur Kosovën.

“Nuk kam parë ndonjë dokument mbi njohjen e Kosovës,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq.

Më poshtë është kronika e Klan Kosovës e realizuar në vitin 2011, atë kohë kur ky shtet e kishte dorëzuar notën verbale tek zyrtarët e AKR-së por edhe tek ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

YouTube player