Momenti kur babai i Ramushit kishte shpërthyer në lot pas lirimit të Kryeministrit nga burgu

Mbrëmë pas mesnatës, Hilmi Haradinaj, babai i Ramush Haradinajt ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në Facebook.

Lajme

17/06/2018 08:50

Hilmiu njihej si një njeri i qetë i cili ishte përballur me shumë sakrifica gjatë jetës së tij. Në media ishte raportuar për momentin kur Ramush Haradinaj ishte liruar nga burgu gjatë vitit të kaluar, e që ishin parë edhe emocionet e familjarëve.

Hilmiu, babai i Ramushit, kishte shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit që djali i tij është i lirë

Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe kishte  qëndruar në qytetin e Strasburgut.

Përfundimisht Gjykata e Colmar, kishte dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë.