Momenti i vrasjes së njërit nga terroristët në Spanjë! (Video)

Video incizimi i vrasjes së njërit nga terroristët që krye sulm në qytetin spanjoll, Kambrils, është publikuar në rrjetet sociale.

Bota

18/08/2017 16:29

Atë video e ka bërë britaniku , Fizroj Dejvis, i cili e ka përshkruar videon se si ka ndodhur sulmi i dytë terrorist në Spanjë, i cili fatmirësisht nuk ka pasur viktima, transmeton lajmi.net.

Në këtë sulm janë lënduar disa këmbësor, kurse policia spanjolle ka vrarë pesë sulmuesit të cilët me veturën Audi A3 sulmuan këmbësorët.

Nga i parë që dje ndodhi në Barcelonë, kanë mbetur të vdekur 13 persona, kurse gati 100 të tjerë janë lënduar. Kjo ndodhi kur një furgon “Ford” hyri në mes të trotuarit dhe shkeli këmbësorët.

Vëmendje! Video mund të jetë shqetësuese për dike:

YouTube player