lajmi.net

Momenti i së vërtetës

Lionel Messi thotë se e tërë skuadra e Argjentinës është e motivuar, për t’u treguar e suksesshme në Botërorin e Brazilit, pasi Albiceleste e fitoi miqësoren ndaj Sllovenisë, të shtunën mbrëma.

Sport

08/06/2014 12:54

Lionel Messi thotë se momenti i së vërtetës për Argjentinën tashmë ka arritur, teksa ekipi po përgatitet për kampanjën në Botëror, pasi e mposhti Slloveninë 2:0 të shtunën në një ndeshje miqësore.

Kapiteni i Albiceleste shënoi gol në ndeshjen e zhvilluar në Buenos Aires, ndërsa një tjetër e shtoi Ricky Alvarez.

Ylli i Barcelonës beson se ekipi i Alejandro Sabellas e ka ndërtuar një sens të fuqishëm të besimit në dy vjettët e fundit, ndërsa 23 djelmoshat argjentinas do të mundohen të jenë të suksesshëm në evenimentit që do të mbahet në Brazil.

“Dëshiroja ta lija bankinën dhe të futesha në lojë. E kemi një grup mjaft të fortë, gjë e cila është ajo që po e kërkonim, që kur erdhi trajneri i ri. Ne e kemi ndërtuar besimin”, deklaroi katër herë fituesi i Topit të Artë.

“Mund ta shoh se të gjithë jemi të ngazëlluar. Tash, momenti i së vërtetës ka nisur. Do të shkojmë në Brazil me pritje të mëdha. Mezi presim të fillojmë. Do të shkojmë hap pas hapi”, përfundoi Messi.

Argjentina do ta nis kampanjën në Botëror kundër Bosnje e Hercegovinës më 15 qershor.

Momenti i së vërtetës

Kur nënshkroi për Juventusin, në fillim të vitit 2013, Fernando Llorente kishte pritur një ndikim tjetër te skuadra e tij e re, me çka synonte të rikthehej në ekipin e Spanjës. Mirëpo, në muajt e parë të tij me fanellën e Bianconerëve, nuk është ende një prej atyre që mund të konsiderohen futbollistë të rëndësishëm…

Sport

14/10/2013 09:54

Kur nënshkroi për Juventusin, në fillim të vitit 2013, Fernando Llorente kishte pritur një ndikim tjetër te skuadra e tij e re, me çka synonte të rikthehej në ekipin e Spanjës.

Mirëpo, në muajt e parë të tij me fanellën e Bianconerëve, nuk është ende një prej atyre që mund të konsiderohen futbollistë të rëndësishëm në ekipin e Antonio Contes.

Në dhjetë ndeshje të zhvilluara deri më tani nga Bianconerëve, sulmuesi bask ka realizuar pesë paraqitje, vetëm dy si titullarë dhe qëndroi në fushë për 183 minuta, duke realizuar një gol (të bukur dhe vendimtar) në fitoren kundër Chievos 2:1 në debutimin e tij në formacionin bazë.

Ekziston një problem: Llorente është i fuqishëm në lojën në ajër, por te Juventus ata që kanë për detyrë të harkojnë shpeshherë nuk janë preciz. Tani, është duke ardhur një moment vendimtar për Llorenten, i cili mbetet objektiv i klubeve të huaja, së fundmi Arsenali.

Të dielën në Firencë, Juventus fillon një cikël të shtatë ndeshjeve në tri javë: Fernando nuk dëshiron të jetë i parëndësishëm në Juventus.

LM