Momenti emocionues kur qeni ribashkohet me pronarin e tij (Video)

Një njeri, të cilit iu desh të hiqte dorë nga qeni i tij vitin e kaluar pasi që humbi punën dhe shtëpinë, kishte një ribashkim të lumtur me ‘shokun e tij të ngushtë’.

Fun

29/07/2015 09:51

Ai e kishte dhënë për adoptim qenin e tij dhe më pas ishte transferuar në një shtëpi të re.

Më pas, gjërat si duket u rregulluan për të dhe ai vendosi që ta kthejë qenin e tij. Në videon e shfaqur më poshtë, ju mund ta shihni momentin kur qeni e sheh pronarin e tij dhe e njeh menjëherë, transmeton Lajmi.net.

Qeni vrapon në drejtim të tij dhe kërcen prej gëzimit që e sheh atë përsëri. Shikojeni videon: