Momenti dramatik kur një artist pothuajse u mbyt gjatë një shfaqje magjike (Video)

Një artist u detyrua që të anulojë natën e hapjes së shfaqjes magjike ‘Criss Angel’, pasi për pak se nuk u mbyt në kutinë e ujit në të cilën ishte futur.

Fun

16/09/2015 11:32

Spencer Horsman dhe bashkë-yjet e tij dolën në rrugën jashtë Teatrit Shtetëror të Nju Xhersit për të grumbulluar publik të martën pasdite.

Horsman e mbylli vetën në një kuti qelqi me ujë dhe më pas u ngrit lartë me një vinç dhe u mundua të dilte nga ajo për dy minuta, në përpjekje për të treguar trikën e tij magjike, transmeton Lajmi.net.

Por, shfaqja e tij u kthye në panik pasi që ai nuk po mund të dilte nga aty. Pasi e kuptoi se nuk po mund ta hapte kutinë ai filloi të kërkojë ndihmë.

Më pas, ai u nxor nga kutia dhe u dërgua në spital. Shikojeni videon: